David dhe Victoria Beckham, 20 vite martesë – Si ja doli çifti i famshëm?

By

Një prej çifteve më të dashur të Hollywood-it, festojnë sot 20-vjetorin e martësës së tyre! Sigurisht që e kemi fjalën për David dhe Victoria Beckham-in!

Dyshja e famshme e festoi përvjetorin (të paktën publikisht) përmes një sërë fotoshh; që nga shkrepjet e tyre para 2 dekadash, deri tek familja e madhe që kanë krijuar.

Orë më parë, David postoi në llogarinë e tij të Instagram-it, galerinë e fotove në përshkrimin e të cilës shkruante: “Wow, 20 vite! Shiko çfarë kemi krijuar. Ju dua shumë!”

Victoria nga ana tjetër, publikoi disa prej momenteve të saj të preferuara.

“20 vjet sot!”- shkruan ajo, dedikuar bashkëshortit të saj.

Çifti u martua në kështjellën Luttrellstown, një kështjellë e shekullit të 15-të në Irlandë, më 4 korrik të 1999-ës.

Në ceremoninë e dasmës ishte i pranishëm djali i tyre i parë, Brooklyn, asokohe vetëm 6 muajsh.

Jo më larg se një vit më parë çifti tregoi se si kanë mundur ta mbajnë gjallë martesën e tyre, duke marrë parasysh intrigat dhe disavantazhet e botës së famës.

“Përgjatë 20 viteve, njerëzit kanë thënë gjëra nga më të ndryshmet për ne. Unë dhe David jemi mësuar t’i injorojmë dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë normalisht. Sigurisht, që të tilla gjëra kanë efekt tek njerëzit rreth nesh dhe kjo s’është e drejtë për ta. Gjithsesi ne jemi më të fortë, që të 6-të. E respektojmë familjen, ky është çelësi!”- u shpreh Victoria për Vogue në 2018-ën.

 

 

Artikuj të ngjashëm