Malaria është një sëmundje kërcënuese për jetën e njeriut që shkaktohet nga parazitet duke u transmetuar tek njerëzit përmes kafshimit të mushkonjave të infektuara.
E në mbrojtje të personave të kërcënuar nga kjo sëmundje, është shfaqur David Beckham.
Në përpjekje për të sfiduar udhëheqësit e shëndetësisë globale që ‘të ndërmarrin veprime të guximshme kundër infektimit nga malaria, ai ka publikuar një video në të cilën është rrethuar nga një tufë prej 10,000 mushkonjash.
Në këtë klip, ish kapiteni i Anglisë në futboll, qëndron në një kuti nga xhami duke dashur të theksoj kërcënimin e sëmundjes.
Teksa fluturojnë mushkonjat , 42 vjeçari deklaron:
‘Ne mund të jemi brezi që e përfundon atë njëherë e mirë, malaria duhet të vdesë, kështu që miliona mund të jetojnë.’
Sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2016, janë lajmëruar 216 milionë raste të malaries në mbarë botën nga të cilat 445,000 kanë përfunduar me vdekje.
Një raport i kohëve të fundit i OBSH ka zbuluar se kontrolli në malaria ka ngecur për shkak të financimit të pamjaftueshëm dhe kështu shumë njerëz në Afrikë jetojnë pa mbrojtje nga kjo sëmundje.
Beckham, i cili po mbështet fushatën ‘Malaria Must Die – So Millions Can Live’, tha se këto insekte mund të jenë të bezdisshme në vende si Britania e Madhe, por në shumë pjesë të botës kafshimi i mushkonjave është tmerrues dhe vdekjeprurës, që çon në humbjen e jetës së fëmijëve në çdo dy minuta./Prive.al