E veshur në një fustan të kuq tejet glamuroz dhe me një pamje prej një barbie kukulle, Luana Vjollca mori shumë vëmendje në dasmën VIP të moderatorit Ledion Liço me Sara Hoxhën.
Por përderisa motra e saj Marina Vjollca ishte në Como të Italisë e shoqëruar nga bashkëshorti Getoar Selimi, me kë vajti Luana në dasmë?
Përgjigja në këtë pyetje ishte e thjeshtë, me të dashurin Krenar Çoçaj.
Mirëpo deri më tani s’kishte ndonjë provë që Çoçaj e kishte shoqëruar Luanën në Itali, pasi që fotografitë e publikuara nga bukuroshja Luanë, ishin të tërat e vetme.
Por Prive ka siguruar një fotografi nga momenti kur Luana po hynte tek vendi i dasmës. Ajo është e shoqëruar nga Krenari siç edhe mendonim! /Prive.al