Dardani e Florenta harrojnë për një moment Poloninë

By

Dyshja e njohur, Dardan Berisha dhe Florenta Islami, ka kohë që janë në një lidhje dashurie së bashku, lidhje të cilën ishte pikërisht portali Prive.al i cili e zbuloi i pari.

Tash e një kohë ata kanë dalë edhe publikisht duke mos e fshehur më aspak këtë relacion i cili duket se po shkon si është më së miri.

Polonia është edhe vendi në të cilin po qëndrojnë dyshja teksa Dardani në këtë vend po zhvillon edhe karrierën e tij si basketbollist.

Por, duket se ata për një moment deshën t’a harrojnë shtetin në fjalë duke u larguar drejt Holandës e më saktësisht Amsterdamit.

Dyshja ditën e sotme po e vizitojnë kryeqytetin holandez teksa nga i njëjti vend ata shkrepën edhe një fotografi të cilën e shpërndanë më pastaj në rrjete sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm