Dani thumbon kolegët: Patën frikë të bashkëpunojnë me mua (VIDEO)

By

Ka gati pesë dekada që është pjesë e skenës muzikore, dhe tani nuk ka thuajse asnjë shqiptar që nuk e njeh timbrin e zërit të tij.

Ramadan Krasniqi, është njëri ndër figurat kryesore të muzikës popullore në Kosovë e Shqipëri dhe ka arritur që në krejt këto vjet, të jetë në top me këngët që ka sjellë vet por edhe me ripërpunime të muzikës së vjetër qytetare.

E marrë parasysh krejt këtë bagazh artistik, ai thotë se këngëtarët e tjerë, kanë pasur frikë që të bëjnë duete me të.

“E di kush janë ata, emrat s’po ua them, por janë tutur që të bashkëpunojnë me mua. Por duhet ta dijnë që s’është problem, aq ua ka dhënë zoti aq le të bëjnë”, ka thënë Krasniqi, i ftuar në Nd’rrimin e Natës, përballë nikoqirit Alaudin Hamiti. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm