Kënga “Dance The Night” e Dua Lipës, e cila u publikua si kolonë zanore e filmit “Barbie”, arriti suksese të mëdha dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e 85 milionë klikimeve në platformën YouTube.
Përveç kësaj kënga ka zënë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë e bëri të ditur Dua përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Dance The Night është numër një në Mbretërinë e Bashkuar. Java e ditëlindjes po ecën mirë. Shumë dashuri për të gjithë ata që po e dëgjojnë”, ka shkruar Dua në postimin e saj. /Prive.al
View this post on Instagram