Në muajt e parë të verës, pikërisht me tre korrik të vitit të kaluar, Butrint Imeri, Ledri Vula dhe Kida bashkuan forcat për të publikuar projektin e tyre të përbashkët “Dale”.
Që nga koha e lansimit të këngës, ajo u pëlqye mjaft shumë nga ndjekësit e tyre, shënoi sukses dhe madje në pak muaj publikimi shënoi rekorde klikimesh duke u bërë një ndër këngët më të dëgjuara vitin që lamë pas.
Brenda disa muajsh kënga “Dale” ka kapur shifrën e 100 milionë klikimeve në platformën Youtube.
Ky sukses e ka gëzuar tej mase Butrint Imerin, i cili përmes një postimi është shprehur:
“Rekordi ri personal. Dale//100 milionë shihemi shpejt”. /Prive.al