Pas hitit ‘Kalon’ në bashkëpunim me reperin Lumi B, Dafina Zeqiri ka nisur punën për videoklipin e ri.
Lajmi u bë i ditur nga grimerja e njohur Sellma, e cila bëri një instastory ku shihej artistja duke u rregulluar.
Zbulimi u bë edhe nga vetë Dafina me dy fotografi me anë të cilave ka treguar se ‘diçka pozihet’ edhe pse nuk i bëri të ditura të gjitha detajet.
Megjithatë, në një intervistë për Prive, muaj më parë, Dafina tregoi se do të kemi edhe disa projekte të reja nga ajo.
Kujtojmë që së fundmi ajo bashkëpunoi me producentin Big Bang për këngët e fundit./Prive.al