Numërimi prapa ka nisur.
Pas një pune intenzive, koha ka ardhur për albumin “Dafinë moj”, publikimi i të cilit ndonëse nuk ka ende datë zyrtare, besohet të jetë çështje ditësh/javësh.
Produkti diskografik i këngëtares Dafina Zeqiri po pritet me kërshëri mes tjerash edhe për shkak të projekteve e bashkëpunimeve të paralajmëruara për të.
E nga “Dafinë moj” ka një lajm të mirë.
Të gjitha të hollat e shitjes së albumit do të dedikohen për bamirësi.
Këtë e ka bërë të ditur produksioni i këngëtares “Moneyz” përmes një postimi në rrjete sociale.
“Sot si përfaqësues i @moneyzmusic menaxheri/CEO Pëllumbi vizitoi shoqatën e Autizmi, me qëllimin për t’ju kumtuar se të gjitha të hollat që do të mledhen nga shitja fizike e albumit #DAFINËMOJ do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren. Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri tjetrit me kauza të ndryshme” – thuhet në njoftim.
Një veprim ky i Dafinës dhe stafit që definitivisht duhet duartrokitur. /Prive.al