Dafina rrëfen detaje të gjyqit për vajzën, Xhuli shpërthen në lot

By

Biseda në mes të Dafinës dhe Xhulit, të dyja banore të Big Brother VIP Kosova ka përcjellë emocione të veçanta tek dyshja në fjalë.

Ishte fillimisht Dafina ajo që shpërtheu në lot, por njëjtë përfundoi edhe Xhuli.

Ndërsa, Dafina ka folur rreth problemit që ajo kishte hasur për ta takuar vajzën foshnjë, ajo ka zbuluar se vajzën e saj nuk e kishte parë në një periudhë prej shtatë muajsh.

Kjo histori e ka prekur shumë edhe Xhulin, e cila ka shpërthyer po ashtu në lot, ndërsa nuk i ka kursyer përqafimet për Dafinën.

“E mora avokaten se nuk ma lënin vajzën. Shkuam në Qendrën për Punë sociale dhe më thanë së nuk më lejohet ta shoh çikën. Ata e gëzonin këtë të drejt pasi ashtu e kishin interpretuar ata historinë time. Gjyqi ka zgjatur gati një vit”, ka thënë Dafina.

“Shkoja Prishtinë-Prizren, edhe pse nuk i kisha kushtet, por për të shkoja. I dërgoja rroba, i dërgoja qumësht për të pirë, por ata ia kishin ndryshuar edhe qumështin. Pastaj, më treguan se nuk i pranojnë më gjërat nga unë. Kur i bëri shtatë muaj ma sollën për herë të parë, e kam mbajtur një orë duke i folur, duke më shikuar, veç kur e morri gjumi. Sikur e dinte…”, ka shtuar ajo.

Artikuj të ngjashëm