Cyanide, shembullor në shkollë!

By

Suksesi në shkollë së fundmi ka qenë një ndër temat më të diskutuara në shoqëri. Raportimet në portale ku tregoheshin notat e Presidentes gjatë shkollimit në gjimnazin ‘Sami Frashëri’ ngjalli shumë debat.

Disa u rreshtuan në përkrahje të të parës së shtetit kurse të tjerë nuk pëlqyen faktin se e ajo kishte mjaft nota të dobëta.

Reperi i TBA, Jetmir Hoxha i njohur me nofkën Cyanide duket se në fëmijëri nuk ka qenë në linjë me Presidenten.

Kjo për faktin se në dëftesën e postuar në rrjete sociale, ai shihet të ketë pasur sukses të shkëlqyeshëm në të gjitha lëndët.

Shumë prej komentuesve këtë sukeses e kanë parë si pasqyrim të aftësive që reperi ka në shkrimin e teksteve për të cilat duhet shumë zotësi e talent. /Prive.al/

cyanide

Artikuj të ngjashëm