Cozman me të dashur të re?

By

Pati një lidhje goxha të gjatë e mediatike me Tunën. Por çifti u nda njëherë e mirë për t’i vazhduar rrugët e tyre në drejtime të kundërta.

Tuna është në një lidhje me bateristin Patrik Berisha e po presin një fëmijë, ndërsa Cozman ende nuk ka bërë publike asgjë rreth jetës së tij romantike.

Por me sa duket gjërat po lëvizin. Ndonëse mes tyre mund të jetë thjesht shoqëri, gjuha e trupit e thotë të kundërtën.

Reperi Cozman është parë nën shoqërinë e prezantueses Blerona Zeqiri, dhe jo vetëm kaq.

Në ndejën e ditëlindjes së këngëtares Shkenda Dubova, ai madje ka shijuar edhe butësinë e gjoksit të Bleronës duke e pushuar kokën aty. Imazhet i ka publikuar moderatori Labinot Gashi në profilin e  tij në Instagram, por më vonë i ka fshirë.

Gjithsesi, dyshja mund të jenë vetëm miq shumë të afërt ngase asnjëri nga ta nuk ka thënë asgjë rreth fotografive që u publikuan. /Prive.al/

 

 

 

download (1)

Artikuj të ngjashëm