Cozman feston ditëlindjen me prezantuesen në krah

By

Reperi Cozman, sot mbush plot 31 vite jetë, përkundër faktit se vazhdon të duket sikurse të jetë në fillim të të 20-tave.

Përderisa dekadën e katërt vitin e kaluar e nisi me një festë në Tiranë që vazhdoi me Tunën në bregdetin jugor, këtë vit, reperi ka zgjedhur Prishtinën.

Në Zone Club, në prani të miqve të tij ai ka pritur orën 00:00 teksa në disa prej videove shihet teksa në krah ka prezantuesen Blerona Zeqiri që sipas gjasave, ka rastisur të kalojë mbrëmjen në po të njejtin vend.

Ndryshe, dhuratat luksoze në 2015-tën sa ishte me Tunën nuk munguan për Cozyn, po tani kush do ta befasojë?! Mbetet të shihet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm