‘Fund’ është projekti i sapo lansuar nga artisti Majk, këngë kjo e cila tejkaloi çdo pritshmëri si nga ana e tij ashtu edhe nga ana e fansave.
Vrulli i suksesit të ‘Fund’ po vazhdon të rritet edhe më tepër duke u shndërruar në njërin prej projekteve më të suksesshme të viteve të fundit.
Por kjo nuk përfundon me kaq pasi që artisti punën për projekte të reja nuk e ka ndërmend ta ndalë, ai sot u pa në studiot e producentit Cricket teksa nga ai vend publikoi një fotografi mjaft interesante.
Në foto shihej një shkrim i cili i dedikohej një femre ku thotë: “Buzëkuq tek buzët e tua, pikërisht kjo gjë nuk më pëlqen..”.
Nuk dihet nëse Majku me këtë shkrim iu adresua ndonjë femrës në veçanti apo foli në përgjithësi për vajzat që praktikojnë diçka të tillë. /Prive.al/