Divorci i madh artistik mes Encës dhe Noizyt pas disa viteve bashkë, erdhi si rrufe në qiell të pastër.
Në fakt, askush nuk e priti që një gjë e tillë të ndodhë shpejt.
E në fluksin e lajmeve mbi ngjarjen, pashmangshëm zuri vend edhe emri i Kallashit.
Valltarja që në një situatë të rastësishme u gjend në videoklipin e ri të reperit, të parin nën ombrellën e ‘Universal Music’ u tha se ia zuri vendin Encës.
Mbi këto thashetheme ka reaguar edhe vetë Kallashi, por nëse mendoni se demanti ka qenë replikë e saj gaboheni!
Ajo ka postuar lajmin duke qeshur nën figura të gëzueshme në rrjete sociale, mbase duke shprehur dëshirën dhe gatitshmërinë për të qenë pjesë e OTR. Ku i dihet… /Prive.al