Pak ditë më parë, Dafina Zeqiri festoi ditëlindjen përtej oqeanit.
Më e përmbushur se kurrë më parë dhe në vlugun e punëve në tentativa për karrierë ndërkombëtare, një ndjenjë optimizmi duket se po e përcjell këngëtaren që ka gjetur kohë t’i falemnderoj fansat.
‘Çdo vit po bëhet më i mirë e më i mirë. Falemnderit Zotit dhe të gjithë juve për urimet. Do doja gjithashtu të falemnderoj të gjithë që kanë ardhur dhe e kanë bërë ditëlindjen time speciale’ – është shprehur Dafina.
Në një video të postuar në rrjete sociale, këngëtarja shihet tejet e emocionuar teksa mendon dëshirat që i ka caktuar vetes si caqe së fundmi.
Kujtojmë se ajo tashmë ka finalizuar projektet muzikore e planifikuara për karrierë në SHBA dhe gati ka edhe një tjetër këngë për tregun shqiptar që do publikohet shpejt. /PRIVE.AL