Për jetën personale, Arta Bajrami nuk është përfolur shumë.
Kjo ndoshta për faktin se bashkë me personin e zemrës, e kanë pasur një lloj ‘strategjie’ që të mos zënë vend shumë në portale e media.
Me foto të rralla në rrjete sociale, këngëtarja e njohur ka zgjedhur një diskrecion të plotë kur është fjala tek familja.
Megjithatë, papritmas në portale vërshoi lajmi se Xhimi Sekiraqa është arrestuar dhe madje po kërkohet edhe nga Interpoli.
E për këtë, Arta do flasë publikisht për herë të parë nesër në Prive. Mes tjerash, ajo do tregoj edhe se si po i shkon shtatzënia e dytë dhe cilat janë planet për të ardhmen.
Prive, e Shtunë, ora 19:00.