Çka po ndodh me Stupcat në ‘O sa mirë’ ?!

By

U bënë pjesë e sezonit të ri tek seriali ‘O sa mirë’ pak muaj më parë për të krijuar një varg të reagimeve.

Shumë u gëzuan me pjesëmarrjen e grupit humoristik ‘Stupcat’ në serial e të tjerë, përfshirë disa prej figurave nga kasti i aktorëve nuk përkrahën fort një ide të tillë.

E në episodin e ri pas pushimit në Janar, tre humoristët nuk u panë askund.

Kjo bëri që të mendohej se Mensuri, Vedati dhe Osmani nuk e kanë pasur të gjatë në serial por në këtë pjesë duket se jemi nxituar.

Prive.al ka kontaktuar me producentin Ard Islami për t’i kuptuar arsyet e largimit por ai shkurtimisht ka deklaruar se aktorët vazhdojnë të jenë pjesë e serialit.

Duket se mos shfaqja në promo ka qenë diçka momentale shkaku i angazhimeve dhe jo një largim përfundimtar i djemve nga sezoni i ri i serialit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm