Ani pse gjithçka ishte ironike për shkak të “Vëllait të Madh”, që bëri banorët të bashkoheshin me një prej konkurrentëve të tyre, për të komunikuar më ëmbël me njëri-tjetrin në kuadër të “Shën Valentinit”, Xhuli nuk iu ka shpëtuar emocioneve.
E kapluar prej tyre, ajo ka nisur të qajë derisa e ka pyetur Stresin, “nëse ishte penduar për ofendimet karshi saj?”.
Në një prej momenteve ajo është parë të shpërthejë në lot, ndërsa Stresi i ka dhuruar një përqafim në formë ngushëllimi.
Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.