Këngëtarja Dafina Zeqiri vitin që lamë pas dëshmoi një transformim radikal në relacionet me kolegët shqiptarë.
Në prag të depërtimit ndërkombëtar të cilin po e synon tash e një kohë mjaft të gjatë, ajo rregulloi marrëdhëniet me shumë këngëtare kosovare.
U bë shoqe sërish me Zanfinën, Morena Tarakun, Afërdita Dreshajn e mbi të gjitha si qershi mbi tortë – u bë e pandashme me Noizyn të cilin tashmë e quan vëlla.
Mirëpo nëse me shumë emra ajo i ka rregulluar raportet duke rikrijuar miqësitë, e njejta nuk vlen edhe për Ledri Vulën.
Reperi me të cilin ajo vazhdoi të ketë relacion të mirë edhe pas ndarjes së rrugëve në sfërën private.
Befasishëm, Dafina e ka larguar Ledrin nga lista e personave që ndjek në Instagram, e cila është reduktuar së fundmi me të madhe.
Arsyen momentalisht mund ta dijë vetëm këngëtarja. /Prive.al/