Çka mendon Nora për fjalët e Robertit drejtuar Tunës?

By

Këngëtarja Nora Istrefi ishte mbrëmë e ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ në TV Klan.

Mes tjerash, ajo nuk i shpëtoi pyetjës mbi raportet e shumëpërfolura me kunatën e saj, Tunën.

Këngëtarja deklaroi se nuk ka armike megjithatë e pranoi haptazi mungesën e raportit me kunatën.

Por, Nora ishte kritike edhe për Robertin i cili nuk ka përtuar vitin e fundit që të ‘shtegtojë’ nga një emision në tjetrin me akuzat më të rënda për gruan e vëllait.

(LAJMI VIJON NËN VIDEO)

“Jo nuk jam dakort sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë. Unë ja dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakort. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, u shpreh Nora. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm