Këngëtarja Argjentina Ramosaj ka tash e një kohë që i ka munguar skenës muzikore me projekte të reja.
Periudha pas lindjes i ka marrë tërë kohën duke iu kushtuar djalit Noah dhe si rrjedhojë, karriera për Ramosajn doli në plan të dytë.
Megjithatë, kur djali tashmë është rritur pak, ARgjentina po gjen kohë edhe për muzikë.
Sinjalet e para i dha vetë këngëtarja me disa postime në studio muzikore mirëpo punët për të duket se kanë qenë shumë voluminoze.
Prive.al ka arritur të mësoj nga burime pranë këngëtares se ajo tashmë ka gati tre projekte të reja të cilat do publikohen me kohën njëri pas tjetrit.
Rikthimi në muzikë tashmë është thjesht çështje javësh. /Prive.al/