Konsiderohet si një prej vajzave të ekranit më të bukura shqiptare por dihet nga të gjithë se ‘rrugëtimi’ deri në këtë pikë për Luana Vjollcën ka qenë relativisht i gjatë.
Prezantuesja ka ndryshuar mjaft në pamje, duke filluar prej evoluimeve graduale në veshje dhe flokë e deri tek intervenimet e supozuara në fytyrë.
Viteve të fundit, Luana Vjollca është përfolur mjaft për ‘gërryerje’ e ‘fryerje’ me botoks por ndryshimi relativisht i madh në fytyrë muajve të fundit është vënë në pah në Top Awards.
Në një imazh ku shfaqet më në fund në profil, hunda e bukuroshes duket të ketë ndryshuar mjaft shumë krahasuar me dy vite e gjysmë më parë me diferencat e dukshme pa asnjë dilemë të mundshme.
Megjithatë, duket se ia ka dalë suksesshëm të arrij cakun e të dukurit më bukur. /Prive.al/