Gjatë muajve së bashku, përpos një lidhjeje përplot dashuri, aktorja Teuta Krasniqi dhe bashkëshorti i saj, Adonis Morina nga njëri-tjetri kanë fituar edhe shumë veti të mira.
Jetesa me një person që mënyrën e shëndetshme të jetesës e ka prioritet, duket se ka ndikuar shumë mirë në Teutën.
Ajo me gjasë, influencuar nga Adonisi ka modifikuar shijet në gatim duke u marrë më shumë me receta të cilat përbëhen nga përbërës të shëndetshëm.
Këtë aktorja e ka dëshmuar në një prej emisioneve të gatimit në vend ku për disa ditë rresht ka gatuar qull me tërshërë, banane e fara, Tara’s juice me banane, dredhëza e ananas, bukë të zezë me vaj kokosi dhe sallatë me shparguj.
Faktin se këto kombinime të mahnitshme i ka mësuar nga Adonisi, e ka pranuar edhe vetë aktorja në televizion.
Ky i fundit, krenar me gatimet e gruas, i ka shpërndarë të gjitha në rrjete sociale. /PRIVE.AL/