Ajo gjithmonë ka qenë një hap para me veshjet dhe dukjen në përgjithësi. Ndryshimet e Elvanës në pamje më pas janë ndjekur edhe nga të tjerë emra të njohur e më pak të njohur.
E duket se këngëtarja e etur për rifreskime të vazhdueshme në pamje, nuk ka dashur të jetë ‘Njësoj’ pas publikimit të videoklipit të fundit ku shfaqet bjonde.
Në imazhet e rralla së fundmi, përjashto ato nga videoklipi, tek Elvana vërehet ndryshimi në ngjyrën e flokëve nga një bjonde platinium në kafe, pothuajse të ngjajshme me nuancën e verës së kaluar tek ‘Love me’.
Besnike, Elvana nga Dusseldorfi ku po qëndron aktualisht i ka mbetur kaçurelave që po i rrinë jashtëzakonisht bukur. /Prive.al/