Çka janë këto komente mes Dafinës dhe Geek?

By

Vetëm pak muaj më parë ata ishin një prej çifteve më të reja të shoubizit shqiptar.

Por, nuk shkoi gjatë nga konfirmimi i lidhjes mes Dafina Zeqirit dhe DJ-it të saj, DJ Geek dhe u bë e ditur se ata kanë vendosur të mos jenë më çift.

Në një prononcim për mediat, këngëtarja e njohur deklaroi se di të ndajë anën profesionale dhe atë private, duke konfirmuar se në karrierë, dyshja do vijojnë bashkëpunimin normalisht.

Një lëvizje kjo që nuk rastisë ta shohim shpesh, mirëpo Dafina si gjithmonë, sfidon rregullat dhe të zakonshmen.

Teksa edhe publiku u mësua me raportin tashmë vetëm profesional mes dy protagonistëve, një seri komentesh kanë habitur ndjekësit në rrjete sociale së fundmi.

View this post on Instagram

💸

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

Dafina dhe Geek kanë lënë tek njëri-tjetri një koment të përbashkët shoqëruar me zemra.

Një mesazh i koduar apo…? Këtë e dinë vetëm protagonistët në fjalë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm