Këngëtarja Leonora Jakupi bashkë me kolegë të saj, sot pasdite iu rikthye vendlindjes – Skënderajt në një koncert të karakterit humanitar.
Leonora performoi në organizimin për Alban Beqirin, 23 vjeçarin nga Baksi i diagnostifikuar me leukemi akute por gjëra të paparashikueshme kanë ndodhur në mes të performancës.
Rryma është ndalur në sallë duke e lënë atë në errësirë të plotë por nëse për shumë artistë kjo do përbënte ‘makth’, për Leonorën nuk mund të thuhet ashtu.
Ndonëse pa ndriqimin dhe zërimin e duhur, ka qenë publiku ai që ka sjellur një moment të papërshkrueshëm duke i kënduar këngët e drenicakes përmendësh në sinkron.
Momentin e ka ndarë vetë Leonora përmes rrjeteve të saj sociale. /Prive.al/