Festa e Pashkëve nuk ka kaluar pa një urim nga reperi Unikkatil, i cili është edhe besimtar i fesë katolike.
Por kësaj radhe, Vitkori pos një postimi si urim ka ndarë me fansat në rrjete sociale edhe momente nga privatësia, diçka që e mban totalisht hermetike nga publiku.
Ai ka treguar se në përgatitje të ngjyrosjes së vezëve të Pashkëve, diçka karakteristike për këtë festë, djali i tij ia ka lyer hundën me ngjyrë.
‘Djali jem e ka ngjyrosë hunën teme n’vend t’veve, e po e shfrytëzoj këtë rast me ju thonë. T’gjithë Shqiptarve Krishten (Katolik e Ortodoks), edhe atyne që ju ka jetë hatri (për ndoj rresht aty këtu), e sidomos atyne që m’kuptojnë, ME SHËNDET PASHKËT!!!’ – ka shkruar reperi në urimin e tij.
Ky është një ndër rastet e rralla kur Viktori ndan pak nga privatësia me fansat. /PRIVE.AL/