Çka e shtyu Teuta Krasniqin të bëhej vegane?

By

Teuta Krasniqi ka vite që ka ndërruar komplet dietën e saj të ushqimin, duke përqafuar kështu sipas saj një stil më të shëndetshëm jete.

E filloi si vegjetariane, por që tani bëhen 2 vite që ajo është vegane.

Veganizmi është praktikë e abstenimit nga përdorimi i produkteve shtazore, veçanërisht në dietë, dhe një filozofi e shoqëruar që hedh poshtë statusin e kafshëve si produkt ushqimi. Një ndjekës i dietës ose filozofisë njihet si vegan. Mund të bëhen dallime midis disa kategorive të veganizmit.

E ftuar në NIN me Alaudin Hamitin, në diskutimin “Dieta me bazë bimore”, ajo foli gjerësisht për arsyet pse vendosi të përvetësonte këtë dietë dhe benefitet e saj shëndetësore.

Për më tepër, ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm