Çka e bëri Britney Spears-in të mos besojë në Zot?

By

Britney Spears është gati të ecën tutje.

Këngëtarja zgjodhi Instagramin për të reflektuar mbi “lëndimin” që i shkaktoi familja e saj dhe pse ajo po zgjedh ta shtyjë veten në Vitin e Ri.

“Kam pasur një përvojë tre vjet më parë, kur nuk besova në Zot. Nga çdo kënd unë po lëndohesha pa asnjë arsye dhe, përveç tjerash, po më lëndonte edhe familja ime. Rashë në një gjendje shoku dhe mënyra se si e përballova ishte të qenit në mohim të rremë. Ishte shumë për t’u përballur me të vërtetë. Sinqerisht, familja ime më turpëroi dhe më lëndoi thellë,” shkroi Britney.

“Qëllimi im këtë vit është të shtyj veten pak më shumë dhe të bëj gjëra që më trembin,” vazhdoi ajo. “Ne jemi thjesht njerëz dhe unë nuk jam super-grua, por e di se çfarë më bën të lumtur dhe më sjell gëzim dhe përpiqem të meditoj në ato vende dhe mendime që më mundësojnë ta përjetoj atë.”

Artikuj të ngjashëm