Aktorja Albulena Kryeziu Bokshi ka realizuar shumë role në seriale televizive e shumica prej tyre në role kryesore.
Një nga më të bujshmet ishte ajo në “Stinë dashurie” ku u komentua shumë edhe për skenën e puthjes që e kishte realizuar.
Edhe pse publiku e priti mirë paraqitjen e saj e i dha sukses këtij projekti, Albulena me vete ka marrë një eksperiencë të hidhur.
Në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, aktorja tregoi se producenti i “Stinë dashurie” edhe pas kaq shumë vitesh i ka mbetur borxh.
“Po, producenti i ‘Stinë dashurie’ më ka mbet bajagi shumë borxh po le të mbetet në mëshirën e fatit dhe ndërgjegjen e tij” – u deklarua Bokshi.
Ndërsa, në anën tjetër tregoi se ka raporte të mira me kolegët e saj e nuk ka pasur probleme tjera.