Cili ishte reagimi i Dafinës për cover-in e ‘Na’ nga Arta Hajra?!

By

‘Më mirë se versioni origjinal nga Dafina’. Kjo ishte përshtypja e shumë komentuesve pas publikimit të coverit të ‘Na’ nga Arta Hajra, një vajzë e re shqiptare që për koincidencë jeton poashtu në Suedi sikurse Dafina dikur.

Pas publikimit në Prive.al, ky version i këngës mori hov gjithandej në rrjete sociale duke grumbulluar gati një milion shikime, diçka e pa parë për ndonjë cover të ngjajshëm ndër shqiptarë.

E duket se pavarësisht faktit që versioni i Artës i ‘Na’ është shpërndarë gjithandej, Dafina Zeqiri nuk e ka parë të udhës ta rishpërndaj atë në profilin e saj ose t’i shkruaj një mesazh këngëtares së re.

Në intervistën për Prive, Arta me sinqeritetin dhe ëmbëlsinë që e karakterizon dha mendimin e saj edhe për këtë gjë.

Materialin e plotë kushtuar yllit të ri në muzikën shqiptare ku mes tjerash tregohet se kush është Arta dhe cilat janë planet e saj në vijim mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm