Grupi italian i rokut, Maneskin ka anuluar koncertet në Moskë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Fituesit e Eurovisionit do të shkojnë në turne për herë të parë në dy vjet, por kanë njoftuar se koncertet e tyre në kryeqytetin rus nuk do të zhvillohen pasi ata duhet të “mbrojnë atë që është e drejtë”.
“Unë mendoj se është e drejtë të jemi me Ukrainën dhe të tregojmë respekt për këtë”, tha basistja e grupit.