Cili është raporti i Gretës me vëllain dhe motrën nga babai?! (Video)

By

Greta Koçi u përmend jashtëzakonisht shumë në medie në javën e fundit. Që nga largimi i këngës në YouTube e deri tek familja.

Për rastin e parë, Greta tregoi se ka ngritur padi ndaj personave që e ndaluan ‘I besova’ në Youtube e kjo ishte arsyeja që ajo erdhi në Prishtinë para disa ditëve. Përtej kësaj, Koçi foli edhe për familjen e saj të zbuluar së fundmi.

Këngëtarja nuk i ka fshehur asnjëherë por ata kanë profesione të tjera dhe nuk ka dashur që medie të ndërhyj në jetën e tyre.

Ndërsa marrëdhënia e tyre është e mirë dhe takohen sa herë gjejnë kohë të lirë pasiqë të gjithë janë të shpërndarë në karrierën e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm