Cilën femër e cilëson Shpat Kasapi si ‘MBRETËRESHË’?! (FOTO)

By

Lidhjet e shumta me disa nga femrat më të bukura shqiptare kanë bërë që emri i Shpat Kasapit të lakohet mjaft shumë në media.

I dashur për publikun e në prezent në skenën tonë tash e disa Shpati me zërin e tij arriti të bëjë përvete si publikun ashtu edhe një numër të madh femrash të bukura të cilat u dashuruan pas tij.

Pavarësisht këtij fakti këngëtari zemrën e tij duket se ka kohë që i’a ka falur dikujt.

Bëhet fjalë për nënën e tij me të cilën ai është shum i lidhur teksa sot me të u pa edhe duke dalë për drekë.

E në fotografinë e publikuar ai nuk hezitoi ta quaj atë si ‘Mbretëreshë’ duke treguar edhe njëherë në mënyrë të hapur se pavarësisht se kush do të jetë në krahët e tij dashuria për nënën nuk do të lëkundet aspak. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm