Me shumë vite në skenë, Genta Ismajli që prej fillimit të karrierës ka sjellur zhanre të ndryshme në krijimet e saj muzikore.
E kemi parë shpeshherë shpërthyese por gjithashtu edhe melankolike me balada që janë të ngulitura në mendjet e secilit.
Një përmbledhje të tyre e ka bërë vetë stafi menaxhues i këngëtares që sot ka lançuar në Youtube një përmbledhje prej mbi gjysmë ore me nëntë balada që janë kategorizuar si më të mirat.
Disa prej tyre janë: E kam provuar, E pamundur, S’më sheh në sy, Shko, S’mund ta them e Për ty jam e vdekur.
Një rikthim në kohë me gjysmë ore me baladat më të mira nga Genta është definitivisht një zgjedhje e mirë për të kaluar pasditen. /Prive.al/