Cila kohë e ditës është më e mira për t’u depiluar me brisk?

By

Ndërsa keni në plan të depiloheni me brisk ka diçka të rëndësishme që duhet të dini!

Good Housekeeping raporton se ekziston një ‘kohë optimale e ditës për të rruar këmbët’ dhe jo, nuk është në dushin tuaj të mëngjesit. Sipas tyre, koha më e mirë e ditës për të zbutur këmbët tuaja është në fakt nata.

Po, sipas ekspertëve të bukurisë, “duhet t’i rruajmë këmbët para se të flemë. Kjo ndodh sepse, ndërsa flemë, këmbët tona ngrohen dhe fryhen pak, që do të thotë se qimet e vogla që mund të kemi humbur tërhiqen përsëri në folikulat e tyre dhe janë më pak. Rrjedhimisht, ndërsa këmbët tuaja janë ende të ngrohta në mëngjes, ato do të duken më të lëmuara.”

E gjithë kjo do të thotë, kur të zgjoheni në mëngjes, këmbët tuaja do të ndjehen më të lëmuara se sa janë në të vërtetë, duke rezultuar në një rruajtje më pak se perfekte.

Gjithashtu, nëse përfundoni me rruajtjen në mëngjes kur dilni jashtë të ftohtit do të bëjë që poret dhe lëkura të shtrëngohen, që do të thotë se qimet do të shfaqen dhe do të ndjehen më me gjemba.

Morali i historisë? Heqja e qimeve = një detyrë gjatë natës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm