Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të kalosh një furçë flokësh nëpër flokë pa të ngecur. Krehërit masazhojnë butësisht kokën dhe flokët bëhen më të butë dhe më të lëmuar me çdo kalim të furçës. Të shijon krehja e flokëve, duket si ëndërr e bukur derisa kthehesh në realitet nga tërheqja dhe kapja e furçës nëpër nyje flokësh. Dëmtimi i flokëve dikur ishte diçka që ne e lidhnim me nxehtësinë ose kimikatet, por veprimi i thjeshtë i larjes së flokëve mund të bëjë dëm serioz nëse nuk tregon kujdes.
Ka kaq shumë mendime të ndryshme në lidhje me mënyrën më të mirë për të larë flokët. Çfarë duhet të përdorësh, sa shpesh, etj. Ka dhe disa burime që thonë se nuk duhet t`i lani flokët fare.
Ajo që dikur dukej si hapi më i lehtë në një rutinë bukurie ka çuar në disa polemika të nxehta dhe një pyetje ka ndarë veçanërisht komunitetin e kujdesit të flokëve: Çfarë ndodh kur flokët i krehim teksa janë të lagur?
Ashtu si shumë aspekte të tjera të kujdesit të flokëve, edhe përgjigja për këtë pyetje është shumë e kushtëzuar bazuar në strukturën e flokëve. Shqetësimet me flokët janë jashtëzakonisht individualiste, që do të thotë se ajo që funksionon për një person shpesh nuk funksionon për një tjetër. Por ne kemi mbledhur një sasi informacioni shumë të volitshme.
Larja e flokëve është krijuar për të përmirësuar shëndetin e flokëve tuaj duke i shpërbërë ato. Kur bëhet siç duhet, krehja e flokëve është e rëndësishme për të parandaluar nyjet dhe ngatërrimet. Ka shumë lloje të ndryshme furçash dhe krehrash që mund të përdoren për të “sistemuar” flokët. Për shumë njerëz, larja e flokëve të lagur është një pjesë e natyrshme e rutinës së tyre pas dushit. Por në disa raste, veçanërisht kur bëhet shumë fuqishëm, larja e flokëve mund të bëhet e dëmshme për shëndetin e flokëve dhe mund të shkaktojë dëmtim.
Çfarë sjell krehja e flokëve të lagur?
Për personat me flokë të drejtë, krehja e flokëve kur janë të lagur mund të shkaktojë më shumë dëm sesa kur janë të thatë. Gjëja numër një që duhet të keni parasysh kur kriheni është se floku ka gjendjen më të prekshme dhe të ndjeshme kur është i lagur. Fërkimi i tij në atë gjendje në fakt mund të tërheqë dhe në fund të shkulë flokët tuaj. Ndërsa kur janë të thata janë në gjendje më të fortë.
Për ata me flokë kaçurrela ose me teksturë më të trashë, e kundërta është e vërtetë. Çdokush që është përpjekur të heqë kaçurrelat natyrale mund të dëshmojë se sa e gabuar është krehja e kaçurrelave kur janë të thatë. Fërkimi i flokëve kaçurrelë ose me teksturë kur janë të lagur në të vërtetë ndihmon në zvogëlimin e këputjes së fijeve dhe dëmit në folikulat e flokëve. Kështu modeli kaçurrel mbahet i paprekur. Për flokët që kanë pak elasticitet dhe duken të paushqyer larja nuk mjafton. Në këto raste ekziston nevoja për hidratim ose lagështi, që uhsqen flokur dhe e bën teksturën më të rrëshqishme dhe më të lehtë.
Si duhet t’i kreh flokët?
Ekspertët bien dakord që për të gjitha llojet e flokëve, parandalimi i ngatërrimit dhe largimit të fijeve të flokut fillon në dush. Personat me flokë të drejtë inkurajohen të presin derisa flokët të jenë tharë për të bërë krehje. Kaçurrelsit, ke dinë pak a shumë se koha më e mirë për t`u krehur është para se të hidhni shampoon në flokë. Kjo e zbut porcesin. Larja ngre shtresën mbrojtëse në mënyrë që të largojë papastërtitë dhe vajrat siç duhet.
Sa shpesh duhet të kreh flokët?
Frekuenca e krehjes varet nga ju dhe preferencat tuaja personale, si dhe nga lloji i flokëve, sigurisht. Përfundimi është se ju duhet të krihni flokët kur është e nevojshme. Për të dyja tipet e mëdha të flokëve, dhe të drejtë dhe kaçurrel, flokët kirhen para ose pas dushit.