Dueti i ri pas shumë kohësh me motrën, Edonën, nuk është i vetmi lajm i ri nga Milot Llalloshi.
Artisti ka të reja edhe në rrafshin e familjes.
Në pak muaj, Miloti dhe Erxhina do bëhen prindër sërish!
Ka qenë vetë bashkëshortja e Llalloshit ajo që ka ndarë një prej fotografive më të bukura me barkun në fokus, pak javë pasi e konfirmoi zhvillimin.
Çifti janë prindër të një djali një vjec e gjysmë teksa aktualisht nuk dihet gjinia e bebes së dytë. Motër apo vëlla për Priamin? Mbetet të shihet… /Prive.al