Çifti i famshëm Katy Perry dhe Orlando Bloom thuhet se kanë shtyrë dasmën e tyre për shkak të shqetësimeve për shpërthimin e koronavirusit.
Me sa duket, dyshja po shpresonin të martoheshin përpara 150 të ftuarve në Japoni këtë verë me Katy të ngazëllyer për të ecur poshtë altarit shtatzënë, por ata janë detyruar ta shtyjnë datën për shkak të koronavirusit.
Orlando fillimisht e befasoi Katy me një propozim në një helikopter në ditën e Shën Valentinit 2019, dhe Katy ndau lajmin me një postim në Instagram të nesërmen. Titulli “lulëzim i plotë” ishte një referencë gjuhësore për dizajnin e unazës së saj – një safir ngjyrë trëndafili i përshtatur me tetë diamante për të formuar një lule.