Sophie Turner dhe Joe Jonas thuhet se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, raportojnë disa media.
Çifti, të cilët tashmë janë prindër të Willas 1-vjeçare, ndezën për herë të parë thashethemet për shtatzëninë në shkurt, kur Turner u fotografua në Los Angeles duke mbajtur barkun e saj.
Nuk është për t’u habitur pasi që dyshja e mbajtën gjithashtu të fshehtë shtatzëninë e parë.
Lajmet shpërthyen për shtatzëninë e parë të Turner në shkurt 2020 kur ajo u pa me barkun e saj gjatë një shëtitje. Sidoqoftë, çifti nuk njoftoi asgjë derisa përfaqësuesit konfirmuan lindjen e Willa në korrik 2020.
Çifti filloi të takohej në vitin 2016 dhe njoftoi fejesën e tyre në vitin 2017, por nuk e bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift deri në vitin 2018.
Çifti u martuan në një ceremoni surprizë në Las Vegas në maj të vitit 2019 dhe patën një ceremoni të dytë luksoze në Château de Tourreau të Francës më vonë atë verë.