Alban Ramosaj dhe Bora Zemani, një prej çifteve më favorite për të triumfuar në spektaklin ‘Dance ëith Me’ nuk ia kanë dalë të kualifikohen në top treshen e çifteve më të mira.
Në një përballje me Greta Koçin dhe Nard Ndokën, dyshja me vendim të jurisë nuk ia kanë dalë të kalojnë në fazat e mëtejshme edhe pse fituan çmimin e publikut.
Mos kualifikimi i Albanit dhe Borës ka shkaktuar shumë pakënaqësi në sallë teksa publiku ka shpërthyer në ovacione të cilat prezantuesja Alketa Vejsiu është munduar t’i kalojë përmes një ritmi më të shpejtë të të folurit me qëllim të kalimit në spote publicitare. /Prive.al/