Cheryl flet për ish të dashurin në rolin e babait

By

Cheryl Cole dhe Liam Payne janë ndarë një vit pasi janë bërë prindër të djalit të tyre Bear.

Së fundmi, në një intervistë Cheryl ka treguar se si ajo dhe ish-i dashuri kujdesen dhe e rrisin së bashku djalin e tyre dyvjeçar.

“Unë jam më e rreptë, Liam nuk është. Unë jam ajo që them ‘mund të hash vetëm një copë të vogël çokollate’, por Bear është shumë i ëmbël”.

“Nëse unë tregohem më e ashpër me të, ai më vë duart e tij të vogla në fytyrë dhe me sheh në sy për të parë nëse e kam seriozisht ose jo – ai më shkrin krejtësisht”, ka thënë 35 vjeçarja për “The Telegraph”.

Ish-anëtarja e “Girls Aloud” ka thënë se është e lumtur me mënyrën se si djali i tyre po rritet nga të dy prindërit.

“Liam është shumë më i butë se unë. Por, unë jam në rregull me këtë. Kur bëhesh prind, nuk mund më të mendosh vetëm për veten. Ke përgjegjësi dhe detyra që të bësh më të mirën për të – dhe ne këtë po e bëjmë”.

Cheryl dhe ish-anëtari i “One Direction” kishin nisur lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2016, një vit më vonë u bënë prindër të Bear derisa u ndanë në muajin korrik të vitit 2018.

“Jemi të mërzitur t’iu njoftojmë se ne po ndajmë rrugët tona. Për ne, ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë. Ne kemi akoma shumë dashuri për njëri-tjetrin, si një familje. Bear është jeta jonë dhe ne kërkojmë që ju ta respektoni privatësinë e tij, derisa ne të gjejmë rrugën tonë, pas këtij vendimi”, thuhej në njoftimin e çiftit për ndarjen e tyre.

Romanca e Payne dhe Cheryl kishte filluar në X Factor U.K. Çifti fillimisht ishin lidhur derisa Cheryl ishte anëtare e jurisë në këtë show derisa Payne një konkurrent, në vitin 2008.

Në vitin 2016, ylli që ishte dy herë e martuar paraprakisht, e cila emrin e vërtetë e ka Cheryl Tweedy, njoftoi se donte të njihej në publik vetëm me emrin e saj të parë, Cheryl.

Marrëdhënia e saj me Payne filloi pas divorcit të saj nga francezi Jean-Bernard Fernandez-Versini. Ajo ishte martuar më herët me ish-futbollistin e Anglisë, Ashley Cole.

Artikuj të ngjashëm