Çfarë u ka ndaluar ‘vëllau madh’ çifteve qysh në nisje të këtij edicioni të ‘Big Brother’?!

By

Edicioni i sapo nisur i “Big Brother” do të ketë fitues të 100 milionë lekëve patjetër një çift.

Prandaj edhe kandidatët që garojnë vetëm do të kenë 3 javë kohë, që publiku t’i njohë dhe t’i votojë për t’i bërë çift.

Mes tyre janë Armela, Bernardi, Damiano, Danjeli, Donjeta, Ervini, Fotini, Liridoni, Sidrita dhe Xheni.

Në këtë fillim të “reality show”-t kishte dy lajmërime të rëndësishme.

Mes çifteve nuk do të ketë marrëdhënie seksuale, derisa vëllai i madh ta lejojë këtë dhe mes një çifti nuk duhet të ketë as zënka apo debat.

Detyra mjaft të vështira këto duke marrë parasysh se shembull debatet janë pjesa e cila pak a shumë do të jipte mundësi kanditatëve për të njohur si dhe për të parë dobësitë dhe veçoritë e njëri tjetrit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm