Çfarë thotë Brad Pitt pas akuzave për dhunë në familje?

By

Angelina Jolie ka paraqitur dokumente në gjyq që tregonin se si ajo dhe fëmijët e saj janë të gatshëm të ofrojnë dëshmi dhe prova në mbështetje të pretendimeve të saj se Brad Pitt ka abuzuar në familje duke rrahur djalin e tij më të madh.

I biri i aktorit, Maddox, është raportuar se ka dëshmuar kundër tij në gjyqin për divorc.

“Tani Pitt është zemërthyer që Angelina ka zgjedhur në atë rrugë. Kanë mbetur shumë emocione pas martesës së tyre”, tha një burim i afërt me aktorin për ‘Page Six’.

“Ai ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij dhe zotëron çështjet e tij të kaluara, ai ka ndaluar së pirë alkool. Martesa ishte shumë pasionante dhe toksike në disa raste dhe – si të gjitha çiftet – ata patën grindje, por gjithashtu ndanë shumë kohë të mira së bashku. Ai ka folur për problemet me alkoolin dhe drogën gjatë kohës që ishin bashkë”, shtoi më tej burimi.

Menjëherë pasi çifti bëri kërkesë për divorc në 2016, u zbulua se Brad ishte duke u hetuar nga FBI dhe shërbimet sociale në Los Anxhelos mes raporteve për abuzim verbal dhe fizik me fëmijët e tij në një avion privat. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm