Çfarë po zihet mes Mbappe dhe Kendall Jenner?

By

Kylian Mbappe është parë duke kërcyer me supermodelen Kendall Jenner në një festë në The Hamptons.

Kapiteni i Francës e largoi mendjen nga e ardhmja e tij në Paris Saint-Germain, teksa fluturoi përtej pellgut për të marrë pjesë në festën luksoze të miliarderit Michael Rubin.

Pas pijeve dhe darkës, të ftuarit morën rrugën për në çati ku Mbappe dhe Jenner u panë duke u larguar së bashku deri në orët e vona të natës.

I dashuri i Jennerit, reperi Bad Bunny, nuk u pa askund, transmeton Klankosova.tv.

Festa e Ditës së Pavarësisë së Rubin është bërë diçka si një ngjarje e përvitshme në bregun lindor dhe Mbappe dukej se po kënaqej teksa u fotografua së bashku me Jay-Z dhe Tom Brady, si dhe u ribashkua me Kim Kardashian.

Artikuj të ngjashëm