Çfarë po ndodh mes Sellmës dhe Leonita Xhakës?

By

Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq me veprimin e fundit, brand-in e saj e ka çuar në një tjetër nivel.

Pas suksesit me punën e saj dhe lansimit të produkteve ‘lipmatte’, ‘lipshine’, ‘lashes’ dhe së fundmi ‘mascara’, hapi i ri është edhe më i madh.

Grimerja më e famshme shqiptare ka lansuar faqen e saj në internet www.sellma.shop, që i ofron klienteve në gjithë botën, të bëjnë blerjet online.

Përkundër se gama e produkteve ende nuk është e zgjeruar me dhjetëra produkte, ka qenë interesimi i madh ai që ka përshpejtuar procesin për krijimin e Sellma Shop.

Risitë edhe në linjën e produkteve nuk do të mungojnë dhe ne mezi presim t’i shohim befasitë e reja.

Më poshtë promo e “Sellma Shop” me Leonitën, gruan e Granit Xhakës si imazh! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm