Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së “Miss Universe Albania 2018”.
Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në kompeticionin e bukurisë që do të organizohet në Amerikë.
Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj.
Nga 20 konkurrentet, vlerësimi i jurisë përcaktoi vajzat finaliste: Irene Dama, Belinda Dragoti, Ajli Hoxhaj, Trejsi Sejdini, Enxhi Hida dhe Anisa Metuku, shkruan oranews, transmeton Klan Kosova.
Të gjitha kanë punuar për tre muaj për të arritur në Finalen e Madhe ndërsa Trejsi Sejdini do nisë përgatitjet për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të “Miss Universe”.
Çmimet që u fituan nga vajzat e tjera:
Dardana Aliaj – Bursë studimi
Xhoi Kaso – Çmimi i produksionit
Xhesi Prendi- Miss Fotozhenia
Anastasia Sara Spahi -Çmimi i klinikës Keit
Anisa Metuku-Miss Eleganca
Trejsi Sejdini-Miss Social Media