Çfarë mesazhi ka Dua Lipa për kritikat?

By

Dua Lipa është vetëm njëri nga emrat shqiptarë të cilët depërtuan në skenën ndërkombëtare.

Karriera saj mori hov qysh në publikim e këngës së parë të saj “Be the one”, e duke vazhduar me këngët tjera të cilat e kanë bërë atë të konsiderohet si yll në ngritje.

Para pak kohësh këngëtarja kishte kënduar edhe në Prishtinë në koncertin e organizuar për të ku të pranishëm ishtin mijëra njerëz në përkrahje të bashkëkombases së tyre.

Por ajo çka e karakterizon Duan është edhe stili i saj mjaft i veçantë dhe interesant i cili nuk ka shpëtuar pa u kritikuar. Pas kritikave të shumta që ka marrë ajo për shkak të fotografive në të cilat shfaqet vazhdimisht me gjuhë jashtë, pop ylli nga kosova ka vendosur të postojë një fotografi të tillë në profilin e saj në Instagram si kundërpërgjigje ndaj atyre që i kanë dalë kundër. “Për të gjithë ata që kanë ankesa për fotografitë e mija me gjuhë jashtë, kjo shkon për ju”- ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë./prive.al/

duadua

Artikuj të ngjashëm